Gjermania do të vazhdojë të mbajë ambasadën e saj në Tel Aviv, Izrael, deri sat ë arrihet një zgjidhje për dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Ministri i Jashtë, Sigmar Gabriel, gjatë një konference ndërkombëtare në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, theksoi se lëvizja e ambasadës së Gjermanisë në Jerusalem do të vijë vetëm pas një zgjidhje të negociuar, transmeton portali arbresh.info
“Gjermania pret ditën kur do të jetë në gjendje të lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem, por më lejoni të shtoj, se kjo do të ndodh vetëm kur të ketë zgjidhje për dy shtete”, tha ai.
Gabriel nënvizoi se të dyja palët kanë “aspirate legjitime në lidhje me Jerusalemin” dhe se zgjidhja e duhur mund të bëhet vetëm përmes negociatave./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...