Gjermania nuk po konsideron ndihmë financiare për Turqinë si një masë për të ndihmuar Ankaranë të përballojë krizën e saj të monedhës, tha të hënën një zëdhënës i qeverisë gjermane.
“Çështja e ndihmës gjermane për Turqinë nuk është në agjendën e qeverisë për momentin”, tha Steffen Seibert gjatë një konference të rregullt të qeverisë.-përcjell arbresh.info
Ai iu përgjigj një pyetjeje rreth mundësisë së ndihmës financiare të Gjermanisë për Turqinë, e cila u ngrit nga kreu i Social Demokratëve (SPD), Andrea Nahles në fundjavë.
Seibert gjithashtu tha se Turqia e ka në dor të vendoste nëse donte të kërkonte ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ai shtoi se çështja e ndihmës financiare nuk ishte fokusi i bisedimeve midis udhëheqësve gjermanë dhe turq./Arbresh.info
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare