Gjermania inauguroi një linjë hekurudhore të fuqizuar tërësisht nga hidrogjeni, e para e këtij lloji në botë dhe një hap i rëndësishëm drejt transportit të gjelbër me tren, pavarësisht sfidave jo të lehta që paraqet furnizimi i trenave në fjalë.
Një flotë prej 14 trenash, e ofruar nga gjigandi industrial francez Alstom për landin gjerman të Saksonisë së Poshtme ka zëvendësuar lokomotivat me naftë në rrugën 100 km të gjatë që lidh qytetet Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude pranë Hamburgut.
“Jemi shumë krenarë që arritëm ta vëmë të parët në botë në funksion këtë teknologji së bashku me partnerët tanë të fortë të fuqishëm. Lëvizja pa emetime është një prej objektivave për garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme“, shprehet Henri Poupart-Lafarge, CEO i Alstom.
Trenat me hidrogjen janë shndërruar në një alternativë premtuese për dekarbonizimin e sektorit hekurudhor dhe për të zëvendësuar, në mesin e paralajmërimeve mbi ngrohjen e klimës, naftën që ende fuqizon 20% të udhëtimeve në Gjermani.
Të cilësuara si një “mënyrë transporti” me zero emetime, trenat përziejnë hidrogjenin në bord me oksigjenin në ajrin e ambientit përreth, e kjo prodhon energjinë e nevojshme elektrike për tërheqjen e tyre./tch/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë