Procedurat për dhënien e azilit shtetasve nga Siria nga Agjencia Gjermane e Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) janë pezulluar me vendim të qeverisë gjermane, sipas gjermanes Der Spiegel.
Kjo për faktin se situata në Siri është jashtëzakonisht konfuze, ndaj është e vështirë të nxirret një përfundim për të ardhmen politike të vendit.
Sipas autoritetit gjerman të migracionit, 47,270 kërkesa për azil nga sirianë nuk janë vlerësuar ende.
Për këtë arsye, BAMF ka vendosur të ngrijë përkohësisht të gjitha procedurat e azilit nga Siria.
Vihet re se tashmë ka nisur debati politik për menaxhimin e të ardhurve sirianë në Gjermani. Nuk janë të paktë politikanët e Partisë Demokristiane, CDU, të cilët tashmë kanë mbrojtur kthimin e sirianëve në vendin e tyre.
Megjithatë, politikanët nga të Gjelbërit dhe Partia Social Demokrate, SPD, kanë bërë thirrje për kujdes për shkak të situatës së paqartë në Siri./abcnews.al
Konjufca uron Krishtlindjen ortodokse: Shëndet, begati dhe p...
Konjufca: Krishtlindja Ortodokse, festë shprese dhe paqe për...
Alarm në Britani për shkak të motit të keq, rreziku nga përm...
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Leo, Gresës: Të premten Sara me kufera jashtë
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...