Autoritetet gjermane po kryen operacione në kërkim në të gjitha pjesët e vendit për dhjetë iranianë të dyshuar për spiunazh dhe hetimet intensive po kryen nga agjencia lokale e inteligjencës, sipas prokurorëve gjermanë, transmeton arbresh.info
Zëdhënësi i prokurorisë gjermane Stefan Bell tha se të dyshuarit mund të kishin spiunuar mbi institucionet dhe njerëzit në Gjermani me urdhër nga një njësi e inteligjencës e lidhur me Iranin.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane thirri ambasadorin iranian pas një kundërshtimi ne lidhje me arrestimin të një pakistanezit për spiunazh ne favor të Iranit. Spiuni u dënua në Berlin vitin e kaluar me më shume se katër vjet burg./Arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...