Gjermania ‘në bisedime me aleatët’ për rolin e mundshëm ushtarak në Siri

17:43 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Qeveria e Gjermanisë ka thënë të hënën se është në bisedime me aleatët e saj për rolin e mundshëm ushtarak në Siri, duke nxitur një qortim të mprehtë nga Social Demokratët (SPD).

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert ka thënë se Berlini ka diskutuar me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropian se është e mundur përfshirja e saj e mundshme ushtarake nëse forcat qeveritare siriane “përdorën armë kimike” kundër bastionit të fundit të madh rebel në Idlib, raportoi Reuters përcjell arbresh.info

“Nuk ka pasur një situatë ku duhej bërë një vendim”, u tha gazetarëve Seibert.

Çdo vendim duhet së pari të miratohet nga parlamenti, sipas zëdhënësit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme