Gjermania ndërpret eksportimin e armëve drejt Arabisë Saudite

22:26 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjermania do të ndalojë shitjen e armëve drejt Arabisë Saudite në shenjë proteste ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, përfshirë furnizimet me armë që janë miratuar së fundmi, njoftoi Ministria gjermane e Ekonomisë.

Një zëdhënës i ministrisë tha të hënën se qeveria po vepron me kompanitë që kanë marrë leje në mënyrë që për momentin të mos ketë asnjë eksportim nga Gjermania drejt Arabisë Saudite.

Kjo lëvizje do të bllokojë eksportimin e 20 anijeve të patrullimit.

Sipas informacioneve të marra pranë kësaj çështje, dy anije janë gati dhe kantieri detar në shtetin e Mecklenburg-Vorpommern ka filluar punën për prodhimin e tetë të tjerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme