Gjermania është pajtuar për të ofruar më shumë se gjysmë miliard euro për t’iu ndihmuar të mbijetuarve të Holokaustit, teksa përballen me dëmet që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë organizata që ka negociuar kompensimin me Qeverinë gjermane.
Pagesat do të kryen për gati 240,000 të mbijetuar në gjithë botën, duke nisur nga ata në Izrael, Amerikën Veriore, ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Perëndimore, përgjatë dy vjetëve të ardhshëm, ka thënë organizata që merret me pretendimet për hebrenjtë, e njohur si Konferenca për Pretendime.
Pas gati 75-vjetëve prej kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, të mbijetuarit e Holokaustit janë të gjithë të moshuar dhe shumica prej tyre kanë probleme shëndetësore për shkak të përvojave që kanë pasur sa kanë qenë të rinj.
Shumë prej tyre janë duke jetuar edhe në prag të varfërisë, për shkak të shpenzimeve shtesë për maska dhe masa tjera mbrojtëse.
Fondet e reja do të shënjestrojnë hebrenjtë që nuk janë duke pranuar pension nga Gjermania dhe të cilët kanë ikur nga nazistët dhe kanë përfunduar në Rusi dhe vende tjera për t’i ikur luftës.
Përfaqësuesit e kësaj Organizate kanë thënë se gati 50 për qind e të mbijetuarve të Holokaustit që jetojnë në SHBA, kanë vendbanimet në Bruklin dhe janë goditur rëndë nga masat e vendosura nga autoritetet e Nju Jorkut.
Secili prej të mbijetuarve do të pranojë nga dy pagesa në vlerë të 1,200 eurove përgjatë dy vjetëve të ardhshëm./rel
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...