Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) – një organizatë që, sipas inteligjencës vendase, kontrollohet nga Irani.
Paraprakisht, policia bastisi hapësirat e saj brenda xhamisë shiite Imam Ali në Hamburg, si dhe në tetë lande të tjera.
Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane e klasifikoi atë si organizatë ekstremiste.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme gjermane, IZH-ja “ka përhapur në mënyrë agresive dhe militante ideologjinë e ‘udhëheqësit revolucionar’ iranian dhe të të ashtuquajturit ‘revolucion islamik’”.
“Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj një dallim të qartë këtu: ne nuk po veprojmë kundër ndonjë feje”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.
Ajo shtoi se praktikimi paqësor i besimit shiit nuk do të ndikohet nga ndalimi i organizatës IZH.
Sipas deklaratës, katër xhami shiite u mbyllën në kuadër të kësaj ndalese.
Në Gjermani jetojnë rreth 150 deri në 200 komunitete shiite.
IZH-ja ishte prej kohësh nën vëzhgimin e inteligjencës gjermane, e cila në raportin e saj vjetor më 2023 vlerësoi se është përfaqësuesja më e rëndësishme e Iranit në Gjermani, krahas ambasadës së këtij vendi.
Shifra të besueshme për anëtarët apo mbështetësit e grupit, të themeluar në vitin 1962, nuk ka. /REL/
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...