Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se do të mund të mbështesin Finlandën dhe Suedinë nëse ata vendosin të bëhen pjesë e aleancës së NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Scholz zhvilloi një konferencë të përbashkët për media në pallatin Meseberg në Brandenburg me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson.
“Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën”, tha Scholz, i cili rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe qeveria ruse mund të shkelin ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare edhe në një rast tjetër.
Ai theksoi se po ndjek nga afër diskutimet e bëra lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO. “Këto dy vende mund të presin mbështetjen tonë nëse vendosin se duan të anëtarësohen në NATO”, tha Scholz.
Kryeministrja finlandeze Marin tha se Finlanda dhe Suedia ndodhen në pragun e një vendimmarrjeje të rëndësishme për sigurinë e tyre.
“NATO vazhdimisht ka vendosur theksin mbi politikën e saj me dyer të hapura. Politika e NATO-s me dyer të hapura është më e rëndësishme se kurrë në një kohë kur Rusia kërkon t‘u imponojë vendimet e saj të tjerëve pa pasur asnjë kompetencë”, tha Marin.
Duke bërë të ditur se Finlanda ende nuk ka vendosur nëse do të bëjë apo jo aplikimin e saj për t‘u anëtarësuar në NATO, Marin tha se vazhdojnë konsultimet në Parlament lidhur me këtë çështje.
Kryeministrja suedeze, Andersson tha se partitë politike në Parlamentin e Suedisë po vlerësojnë situatën lidhur me politikën e sigurisë dhe se çdo gjë është në tryezë lidhur me pjesëmarrjen në partneritete të mundshme në të ardhmen.
Andersson potencoi se Suedia do të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...