Autoritetet gjermane do të vendosin për heqjen e mundshme të masave kundër Covid-19 vetëm në fillim të janarit, tha sot Armin Lachet, kryeministri i provincës federale gjermane më të populluar të Nordrhein-Ëestfalen, në një intervistë për radion Deutschlandfunk.
Ai u bëri apel qytetarëve që të kujdesen për higjienën dhe të marrin masa të distancës sociale dhe fizike në mënyrë që të zvogëlohet vala e përhapjes së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Britania lejon vaksinën kundër koronavirusit nga kompania AstraZeneca
Gjermania është goditur rëndë nga koronavirusi në valën e dytë të epidemisë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rënë dakord me udhëheqësit e 16 provincave federale gjermane për të zgjatur dhe intensifikuar masat e rretra të paktën deri në 20 dhjetor, dhe sipas të gjithë gjasave, për t’I vazhduar ato edhe deri në janar, njoftoi Reuters./arbresh.info/
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj