Gjermania mohon kërkesën e SHBA’së për pranimin e Rusisë në G7

20:52 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Gjermania ka refuzuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për rikthimin e Rusisë në G7, apo Grupi i shtatë ekonomive më të mëdha në botë.

Rusia ishte përjashtuar në vitin 2014 pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, aneksoi gadishullin e Krimesë dhe mbështeti një rebelim në lindje të Ukrainës.

Ministri i Punë të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, tha që nuk kishte asnjë shansë që të pranohet përsëri Rusia derisa të zgjidhjet situata në Ukrainë dhe Krime.

“Për sa kohë që nuk e kemi një zgjidhej atje, nuk shoh asnjë shansë që Rusia të kthehet”, deklaroi ai.

Ndërkohë Trump tha që nuk është pyetje se çfarë është bërë, por është në pyetje logjika e thjeshtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme