Google ADS

“Gjermania miraton dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë”

16:24 | 1 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Gjermania ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake në Ukrainë, tha të premten për CNN një zëdhënësë i ministrisë gjermane të mbrojtjes.

Tanket, të cilat janë të tipit Pbv 501, rrjedhin nga ushtria gjermanolindore e kohës së Luftës së Ftohtë dhe ishin shitur në Suedi, më pas rishitur në Republikën Çeke, e cila do t’i dorëzojë ato në Ukrainë, sipas ministrisë, transmeton arbresh.info

Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurimit duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinën nga Gjermania./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme