Gjermania ka thënë se do të mbështesë kufizimin e Rusisë nga SWIFT, pas disa ditësh debati mes anëtarëve të Bashkimit Evropian nëse do të përfshijë sistemin global të pagesave ndërbankare në raundin e ardhshëm të sanksioneve, transmeton arbresh.info.
Annalena Baerbock, ministrja e jashtme e Gjermanisë, tha sonte se po punonte për një “kufizim të synuar dhe funksional” të SWIFT, raporton BBC.
Olaf Scholz, kancelari gjerman, më parë tha se ndërprerja e Rusisë nga rrjeti i pagesave nuk duhet të jetë pjesë e sanksioneve.
Vende të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, kanë propozuar mbylljen e Rusisë nga SWIFT, duke argumentuar se ndalimi do të dëmtonte ekonominë ruse duke detyruar transaksionet financiare të zakonshme të kryhen drejtpërdrejt midis bankave, ose të drejtohen përmes sistemeve rivale të reja.
“Ajo që na nevojitet është një kufizim i synuar dhe funksional i SWIFT”, thuhet në komunikatë.
Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj këtij sanksioni, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre sot.
E Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj vendeve të BE-së për vendimin./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...