Google ADS

Gjermania këshillohet me NATO-n rreth operacioneve turke në Siri

17:00 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Gjermania këshillohet me NATO-n rreth operacioneve turke në Siri

Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka kërkuar nga sekretari gjeneral i NATO-s që të marrë masa kundër sulmeve të Turqisë ndaj regjioneve kurde, shkruan rt, transmeton arbesh.info.

“I kam kërkuar sekretarit gjeneral të NATO-s që të merret me situatën në Siri, në pjesën veriore brenda NATO-s” ka thënë Gabriel në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

Ai ka shtuar që Berlini bashkë me Parisin I shtyjnë të dyja palët që të mos ta eskalojnë situatën përmes provokimeve dhe të kujdesën për sigurinë e civilëve.

Ministri gjerman ka thënë që këto janë pikat prioritare që to të qonin në normalizimin e situatës.

Në fund të deklaratës së tij, Gabriel, ka shtuar se të dyja vendet duhet të bashkëpunojnë dhe se paqja dhe stabilizimi i situatës është ende i mundur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme