Gjermania po shqyrton sesi mund të bllokojë “Huawei”-n nga rrjeti i gjeneratës së ardhshme të telefonave celularë.
Berlini po merr në konsideratë kërkesa më strikte sigurie, që mund të pengojnë përdorimin e produkteve të “Huawei”-t në rrjetet e saj 5G.
Shumë vende po punojnë për të penguar përfshirjen e kompanisë teknologjike kineze në rrjetet e tyre 5G, në lidhje me shqetësimet e sigurisë.
Rrjetet përfaqësojnë valën e ardhshme të madhe të infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.
Kompania kineze, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, është përballur me rezistencë nga qeveritë e huaja, për shkak të rrezikut se teknologjia e saj mund të shfrytëzohet për spiunazh.
“Huawei” i ka mohuar ndërkohë akuzat se ajo përbën një rrezik. SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar po ashtu kompanitë lokale të përdorin “Huawei”-n për të siguruar teknologjinë e rrjeteve 5G.
Britania e Madhe ka ngritur shqetësimet me “Huawei”-n dhe Kanadaja po shikon po ashtu marrëdhëniet e saj me firmën. SHBA po heton po ashtu “Huawei”-n për vjedhje të sekreteve tregtare nga bizneset amerikane dhe e ka akuzuar se po shkel sanksionet duke gënjyer për biznesin e saj në Iran./TCH
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...