Google ADS

Gjermania kërkon shmangien e ‘akullit’ të ri me Rusisë dhe Perëndimit

19:28 | 29 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Gjermania dhe Europa duan të sigurohen që sanksionet e reja të SHBA-ve kundër Rusisë nuk do të dërgojnë drejt një ‘epoke të re të akullt’ mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel  gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Uashington, kanë diskutuar për sanksionet e reja ndaj Rusisë, shkruan Reuters,  transmeton portali arbresh.info

“Ne si europianë kemi shqetësime të mëdha se nëse ky veprim do të ketë pasoja të paqëllimshme për Europën. Ne nuk duam që të shkatërrojmë plotësisht marrëdhëniet tona me Rusinë, sidomos në sektorin e biznesit dhe energjisë”, tha Gabriel.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miruatuar sanksione të reja mbi Moskën, të cilat lidhen me aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Gjermani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për vendosien e sanksioneve të reja, duke thënë se nga sanksionet e reja do të ndëshkonin kompanitë europianë që janë të përfshira në projektet e energjisë në Rusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme