Gjermania do t’i kërkojë BE-së të vendos sanksione kundër individëve dhe subjekteve ruse përgjegjëse për sulmin kibernetik që shënjestruan kancelaren Angela Merkel dhe deputetët, bëri të ditur Ministria e Jashtme të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori rus Sergej J. Netschajew ishte i ftuar sot në Ministrinë e Jashtme për të përcjellë dënimin e ashpër të Gjermanisë dhe vendimin e Berlinit për të nxitur mekanizmin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër të gjithë atyre që bartin përgjegjësi, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Hetimet e Kryeprokurorit të Prokurorisë Federale përfunduan në fillim të këtij muaji, thuhet se shtetasi rus Dmitri Badin ishte i përfshirë në sulmin e hakimit në vitin 2015 që shënjestroi zyrën e kancelares Angela Merkel në parlament dhe zyrat e disa ligjvënësve.
Ministria e Jashtme pretendon se provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë se Badini ishte duke punuar për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU kur ai kreu sulmin kibernetik, së bashku me të dyshuarit e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende.
Regjimi i “sanksioneve kibernetike” të BE-së parashikon sanksione ndaj njerëzve apo subjekteve që kryen sulme kibernetike ndaj vendeve anëtare të BE-së. Masat e mundshme përfshijnë ndalimin e personave që udhëtojnë në BE, ngrirjen e pasurive të individëve dhe subjekteve.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend