Gjermania i bëri thirrje Arabisë Saudite “të respektojë plotësisht” Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) pas një raporti të ri në lidhje me zbulimin e një objekti sekret bërthamor në veriperëndim të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Qëndrimi kritik i qeverisë gjermane për energjinë bërthamore është i njohur mirë. Është e një rëndësie thelbësore që Arabia Saudite të përmbushë plotësisht detyrimet e saj të NPT-së dhe programi i saj bërthamor t’i nënshtrohet standardeve ndërkombëtare të verifikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)”, tha në një njoftim Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.
NPT është një traktat ndërkombëtar, objektivi i të cilit është të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, të promovojë bashkëpunimin në përdorimet paqësore të energjisë bërthamore dhe ta çojë më tej qëllimin e arritjes së çarmatimit bërthamor, çarmatimit të përgjithshëm dhe të plotë.
Javën e kaluar, gazeta Wall Street Journal raportoi se me ndihmën e Kinës, Arabia Saudite ka ndërtuar një strukturë për nxjerrjen e oksidit të uraniumit, një pararendës i mundshëm për një reaktor bërthamor, në një vend të largët të shkretëtirës pranë qytetit të vogël Al Ula.
Sipas raportit, objekti, i cili është mbajtur i fshehtë, ka ngjallur shqetësimin midis aleatëve perëndimorë të Riadit se mbretëria mund të përpiqet të zgjerojë programin e saj atomik për ta mbajtur hapur opsionin e saj për ndërtimin e armëve atomike.
Zbulimi i strukturës së përpunimit të oksidit të uraniumit pritet të rrisë më tej shqetësimin midis fqinjëve të Riadit dhe aleatëve të saj perëndimorë për ambiciet bërthamore saudite, veçanërisht pasi Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në vitin 2018 u zotua se “nëse Irani zhvillon një bombë bërthamore, ne do të ndjekim procesin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Përderisa Ministria Saudite e Energjisë ka “mohuar në mënyrë kategorike raportin e Wall Street Journal se vendi i Gjirit ka ndërtuar një strukturë të përpunimit të uraniumit, ajo pranoi se kontraktonte me kompani kineze për kërkime të uraniumit në Arabinë Saudite.
Sipas rrjetit mediatik Al Jazeera, Riadi shkaktoi shqetësime të mëdha në lidhje me një garë të mundshme të armëve bërthamore në rajonin e paqëndrueshëm të Gjirit, duke ecur përpara me ndërtimin e një reaktori hulumtues dhe duke ftuar kompanitë që të bëjnë përpjekje për ndërtimin e dy reaktorëve civilë të energjisë bërthamore, pa u pajtuar për mbikëqyrjen dhe inspektimin nga IAEA-ja, me qendër në Vjenë.
Një komitet i kongresit amerikan publikoi një raport në muajin maj të vitit 2019, duke paralajmëruar administratën e presidentit Donald Trump se po lejonte kompanitë amerikanë të ofrojnë teknologji bërthamore të Arabisë Saudite, pa marrë më parë garanci për mospërhapje, për të siguruar që njohuritë do të përdoren për të prodhuar përfundimisht një armë.
Në muajin shkurt të vitit 2019, kallëzuesit e qeverisë kishin alarmuar Shtëpinë e Përfaqësuesve të SHBA-ve se administrata e Trumpit po shmang Kongresin për të lejuar shitjet e ardhshme të teknologjisë bërthamore në Arabinë Saudite, pa masa mbrojtëse për përhapjen, duke i hapur kështu rrugën potencialisht për një garë atomike të armëve në Lindjen e Mesme.
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...