Angela Merkel dhe kryeministrat e provincave gjermane planifikojnë të flasin me industrinë farmaceutike për mënyrat për të rritur vaksinimin e ngadaltë të popullsisë.
Gjatë konferencës së sotme, ku morrën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, vendi më i madh i BE-së kërkoi fajtorin për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave, transmeton portal arbresh.info
Deri të premten, 1.85 milion njerëz në Gjermani kishin marrë një dozë të vaksinës dhe më shumë se 461,000 kishin marrë një dozë tjetër, nga një popullsi totale prej 83 milion.
Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti qeverinë e saj nga kritikat se futja e vaksinës në Gjermani është shumë e ngadaltë, duke thënë se kishte një arsye të mirë për ritmin e moderuar krahasuar me vendet tjera.
Duke kërkuar më shumë durim, ajo mbeti me premtimin e qeverisë së saj për t’u ofruar të gjithë gjermanëve të rritur një vaksinim kundër Covid-19 deri në fund të tremujorit të tretë të 2021, raporton Reuters.
Ajo përmendi vendimin për të kërkuar miratim të rregullt sesa urgjent për vaksinat për të krijuar besimin e publikut dhe vendimin për t’iu përmbajtur intervalit të përcaktuar midis injeksioneve si arsye për ritmin më të ngadaltë.
“Rruga ishte më e ngadaltë herë-herë, por mendoj se kishte arsye të mira për këtë,” u tha ajo gazetarëve pas një takimi me udhëheqësit e shtetit dhe përfaqësuesit e kompanive farmaceutike dhe Komisionin Europian.
Merkel tha se edhe në një skenar në të cilin vaksinat Johnson dhe Johnson dhe KyurVak nuk do të shfaqeshin, Gjermania do të ishte në gjendje të ofronte vaksinën për çdo të rritur deri në fund të verës. Asnjë vaksinë për fëmijë nuk është aprovuar ende.
Merkel shtoi se nuk është ende e qartë nëse imuniteti do të duhet të rinovohet çdo vit dhe paralajmëroi se nuk ka siguri absolute. Një variant i ri i koronavirusit ende mund të prishë të gjitha planet.
“Nëse, për shembull, shfaqet një mutant mbi të cilin vaksina nuk funksionon, atëherë ne fillojmë nga fillimi,” tha ajo./arbresh.info/
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...