Gjermania kërcënon Turqinë me tërheqje të ushtrisë

15:31 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Berlini do të shqyrtojë tërheqjen e ushtarëve nga Turqia pasi Ankaraja ua refuzoi lejen parlamentarëve të Gjermanisë për të vizituar stafin që shërben në një bazë ajrore turke, ka thënë kancelarja Angela Merkel.

Turqia bllokoi deputetët gjermanë për të vizituar ushtarët e saj nga baza ajrore Incirlik, të cilët shërbejnë në një mision të NATO-s që ka në cak ISIS-in në Siri, transmeton portali abresh.info.

Megjithatë Merkel tha se ishte “thelbësore” që komiteti i mbrojtjes i Gjermanisë të jetë në gjendje të vizitojë afër 270 trupat e vendosur në bazë.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë me Turqinë, por paralelisht do të duhet të shqyrtojmë mënyra të tjera të përmbushjes së mandatit tonë”, tha ajo.

“Kjo do të thotë të shikosh alternativat për Incirlikun, dhe një ndër të tjera është Jordania”.

Turqia nxori refuzimin gjatë fundjavës dhe sugjeroi se arsyeja ishte e lidhur me vendimin e Gjermanisë për t’i dhënë azil ushtarëve turq të akuzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në grusht shtetin e dështuar të vitit të kaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme