Autoritetet gjermane kanë arrestuar dy persona të dyshuar si spiunë të Rusisë. Dy personat e arrestuar, janë me dyshtetësi gjermano-ruse dhe thuhet se kanë planifikuar sabotimin e ndihmës së ushtrisë gjermane për Ukrainën.
Prokuroria gjermane ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar në Bavari.
Ata janë akuzuar për vëzhgim të objekteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe objekte tjera.
Njëri nga të dyshuarit, Dieter S. është mbajtur i akuzuar për një sërë veprash duke përfshirë planifikimin e një shpërthimi, zjarrvënie dhe mbajtje të kontakteve me inteligjencën ruse. Ky i akuzuar, gjithashtu, thuhet se ka luftuar nga viti 2014 deri 2016 për forcat e armatosura të kryengritësve rusë në pjesën e okupuar lindore të Ukrainës.
I dyshuari i dytë, i identifikuar si Aleksandër J, akuzohet se që nga muaji i kaluar, i ka ndihmuar të akuzuarit e parë në identifikimin e caqeve potenciale për sulm.
Nancy Faeser, ministre e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, ka thënë se autoritetet kanë parandaluar sulme të mundshme me eksploziv.
Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschmann, i ka thënë agjencisë së lajmeve DPA se këto arrestime janë një tjetër sukses në luftën kundër rrjeteve të sabotimit dhe spiunazhit rus./rtk
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga