Berlini ka njoftuar raundin e ri të financimit për Ukrainën, në një total prej 500 milionë eurove. Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, tha se paketa përfshinte 10 mijë fishekë municionesh.
Paketa u njoftua gjatë bisedimeve me SHBA-në dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein, raporton skynews.
Duke folur në margjinat e bisedimeve, Pistorius tha se SHBA-ja ishte ende një partner i besueshëm, pavarësisht frikës se një presidencë e mundshme e Donald Trumpit mund të dëmtojë perspektivat e luftës të Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e Gjermanisë se nuk do të kishte çizme në terren në Ukrainë. Gjermania ka qenë mbështetësi i dytë më i madh financiar i Ukrainës, pas SHBA-së./ abcnews.al
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...