Gjermania, që ka regjistruar një vonesë të madhe teknologjike, njoftoi qëllimin e saj për të investuar tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA), ku kërkon të kthehet në një kampion.
“Kjo shumë do t’i bashkohet investimit prej tre miliardë eurosh të bërë për të njëjtën periudhë nga sektori privat”, tha ministri i Ekonomisë Peter Altmaier gjatë një forumi qeveritar mbi këtë çështje.
“Me këtë strategji ne tregojmë qartësisht se ambicia jonë është që ta bëjmë Gjermaninë një vend të fuqishëm për inteligjencën artificiale”, deklaroi ai, përcjell Atsh.
“Gjermania dhe Europa duhet të bëhen qendra kryesore e inteligjencës artificiale”, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për portalin “T-online”.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...