Pas raporteve të fundit që Presidenti Trump ishte gati të bënte disa lëshime në ndalimin e Huawei, asnjë nuk u bë gjatë bisedimeve të fundit me Pekinin.
Ende ka kohë deri në mesin e nëntorit, kur skadojnë përjashtimet e përkohshme, por nëse skadojnë pa ndonjë dritë jeshile nga SH.B.A., ndalimi i plotë dhe sanksionet do të hyjnë në fuqi, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, këndvështrimi për Huawei në Bashkimin Evropian është më pozitiv. Gjermania ka finalizuar rregullat e 5G dhe siç raportohet nga Handelsblatt, nuk po lëviz për të ndaluar Huawei.
“[Gjermania] do të injorojë shqetësimet e qeverisë amerikane për sigurinë në lidhje me Huawei. Sh.B.A frikësohet nga spiunazhi dhe e sheh [Huawei] si një zgjatje të qeverisë kineze. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë për probleme të harduerit” – Handelsblatt
“Ne po krijojmë një katalog të kërkesave të rrepta të sigurisë. Kushdo që dëshiron të përfshihet duhet t’i përmbahet atyre,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
Ky është një hap i rëndësishëm për Huawei dhe një shkak shqetësimi për Uashingtonin, pasi brenda Bashkimit Evropian, Gjermania është një nga vendet që vendos tonin.
Vendimi i Gjermanisë mund të pasqyrohet ose të përsëritet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...