Ekonomia e Japonisë është tani e katërta më e madhe në botë pasi u tkurr në tremujorin e fundit të 2023-ës dhe u rendit pas Gjermanisë.
Qeveria raportoi se ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej 0.4 për qind në tetor deri në dhjetor, sipas të dhënave të Zyrës së Kabinetit mbi PBB-në reale, megjithëse u rrit 1.9 për qind për gjatë vitit 2023, shkruan Euronews.
Ekonomia e saj u tkurr me 2.9 për qind në periudhën korrik-shtator. Dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes konsiderohen si një tregues që ekonomia është në një recesion teknik.
Ekonomia e Japonisë ishte e dyta më e madhe deri në vitin 2010, kur ajo u tejkalua nga ajo e Kinës. PBB-ja nominale e Japonisë arriti në 4.2 trilionë dollarë vitin e kaluar, ndërsa ajo e Gjermanisë ishte 4.4 trilionë dollarë, ose 4.5 trilionë dollarë, në varësi të konvertimit të monedhës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...