Para pak javësh kishte shumë mungesa në furnizimin e personelit mjekësor me maska në Gjermani. Ndërkohë gjendja është përmirësuar ndjeshëm, sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.
Sigurimi i maskave filloi me vështirësi, tha politikani i CDU-së e ministër i Shëndetësisë, Jens Spahn në intervistë me gazetën gjermane, “Zeit”. Ndërkohë është e mundur që të porositen maska me shumicë. Tani po dëgjohet nga instanca të caktuara, se kemi shumë maska, mos sillni më furnizim. Para katër javësh, kjo ishte ende shumë e vështirë, thotë Spahn.
Në fund je më i mençur
Klinikat, qendrat mjekësore, azilet e pleqve kishin kritikuar në fillim të krizës së pandemisë në Gjermania, se nuk kishin maska në mënyrë të mjaftueshme për personelin. Qeveria gjermane vendosi atëherë të centalizojë porositjen e maskave. Jens Spahn megjithatë kërkon mirëkuptim. “Duhet të kishim siguruar me herët maska? Po. Vendosa unë në mënyrë aktive që të mos blej maska? Jo.” Sipas tij në momentin që kjo duhej bërë, tema e coronës nuk ishte bërë ende aq e ndjeshme. “Më vonë je më i mençur.”
Lidhur me trendin hap pas hapi të lirimit të masave kufizuese që u morën për zbutjen e virusit, Spahn tha, se “në fund me siguri që jo të gjitha vendimet kanë qenë vendimet e duhura.” Por nga ana tjetër ato janë marrë në bazë të dijes më të mirë të mundshme e me ndërgjegje.
Politikani i CDU-së është i mendimit, se duhen siguruar stimuj financiarë për të zhvendosur prodhimin e ilaçeve të rëndësishme në Europë. “Lidhur me ilaçet Europa duhet të bëhet sërish e pavarur nga Azia”, tha Jens Spahn pas një video-konference me vendet anëtare të BE. Farmacitë kanë kohë që ankohen, se mungojnë apo gjejnë me vështirësi preparate të caktuara. Shumica e përbërësve të ilaçeve prodhohet në Azi. Kriza e Coronës ka vështirësuar prodhimin dhe transportin./DW
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...