Gjermania ndaloi prodhimin e energjisë bërthamore pas më shumë se 60 vjetësh, duke mbyllur tre termocentralet e fundit bërthamore që kishte ende në funksion.
Termocentralet Isar 2 (juglindje), Neckarwestheim (jug-perëndim) dhe Emsland (veri-perëndim) u shkëputën nga rrjeti elektrik para mesnatës, siç ishte planifikuar, tha kompania energjetike Rëe, duke folur për “fundin e një ‘epoke”.
Mbyllja e reaktorëve të fundit përfundon një proces të nisur pas katastrofës së Fukushimës në Japoni, në vitin 2011, i cili kishte bindur kancelaren e atëhershme Angela Merkel për t’i dhënë fund sezonit të atomit.
Dalja përfundimtare ishte planifikuar për në fund të dhjetorit 2022, por për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, qeveria e Olaf Scholz kishte vendosur, pas shumë polemikash të brendshme, të zgjaste prodhimin e termocentraleve të fundit edhe për katër muaj të tjerë.
Megjithatë, debati nuk ka përfunduar ende. Disa qarqe e festojnë me entuziazëm zhvillimin, disa qarqe mendojnë se vendimi ishte i gabuar./A2
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje