Gjermania ka furnizuar Ukrainën me sistemin raketor tw mbrojtjes ajrore Patriot, për ta ndihmuar atë të mbrohet nga sulmet e shpeshta me raketa ruse.
Sistemi u rendit të martën në një faqe interneti të qeverisë gjermane, që katalogon dërgesat gjermane të armëve në Ukrainë.
Patriot është një nga sistemet më të avancuara raketore në botë tokë-ajër. Mund të përdoret për të luftuar aeroplanët e armikut, raketat balistike dhe raketat e tjera.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t’i ofrojnë Ukrainës një nga sistemet kritike, për të kundërshtuar sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile.
Ushtarët ukrainas iu nënshtruan stërvitjes gjermane dhe amerikane në një vend në një vend anëtar të NATO-s, ku u mbajtën edhe stërvitje të përbashkëta, thanë burime pranë ushtrisë gjermane për DPA.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës