Google ADS

Gjermania i ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festival

18:03 | 29 Gusht 2024
A B

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t’i ashpërsuar politikat e sigurisë dhe të azilit, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë.

Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit.

Sulmi i ka thelluar mospajtimet politike në lidhje me rregullat e azilit dhe dëbimit, para zgjedhjeve shtetërore të muajit të ardhshëm në Gjermani, pasi i dyshuari për kryerjen e sulmit është një sirian, kërkesa e të cilit për azil nuk ishte pranuar.

Ndryshimet e së enjtes përfshijnë rregullore më të rrepta për armët. Ndër to edhe rregullore më të ashpra për bartje të armës, ndalimin e përgjithshëm të thikave me teh të gjatë dhe ndalim i rreptë i bartjes së thikave në ngjarje si, festivale popullore, ngjarje sportive dhe panaire të tregtisë.

Rregullorja e re parasheh gjithashtu që agjencitë e reja federale të kryejnë kontrolle të së kaluarës për ata që duan të zotërojnë armë, në mënyrë që ekstremistëve të mos u lejohet bartja e armëve.

Berlini do t’i ashpërsojë edhe ligjet dhe procedurat për azil dhe banim, përfshirë duke e ulur pragun për “dëbimin të rreptë” për ata të cilët kryejnë krim me armë apo me mjet të rrezikshëm.

Kriteret për heqjen e statusit të azilantit apo refugjatit do të ashpërsohet. Do të ketë ndëshkime më të rënda për krime serioze, përfshirë edhe për të pandehurit e ri në moshë.

Azilkërkuesve do t’u ndalohen benefitet në Gjermani, nëse ata gëzojnë të tilla edhe në vendet e tjera evropiane. Ndërsa, refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet e tyre pa pasur arsye të mëdha, rrezikojnë ta humbin statusin e tyre për mbrojtje, thuhet në dokumentin e qeverisë gjermane.

Ky rregull nuk vlen për refugjatët ukrainas./rel/

Të ngjashme