Google ADS

Gjermania, Holanda dhe Suedia japin 2.5 milionë euro për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

00:48 | 12 Prill 2022
Trina Galanxhi

Gjermania, Holanda dhe Suedia kanë thënë se po i japin 2.5 milionë euro Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të ndihmuar hetimin e saj mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra – qeveria e të cilit dha një milion euro – tha se ishte pikëpamja e Bashkimit Europian që gjykata është vendi i duhur për të sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar, raporton AFP, transmeton portal arbresh.info

Kryeprokurori i ICC-së Karim Khan njoftoi se do të fillonte një hetim në fillim të marsit.

Së fundmi në Ukrainë janë zbuluar varreza masive në qytetin e Bucha dhe dhjetra civilë kanë vdekur si pasojë e një sulmi në një stacion të trenit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme