Gjermania hedh poshtë ekstradimin e liderit katalanas

20:15 | 20 Korrik 2018
Arbresh.info

Një gjykatë në Gjermani edhe zyrtarisht i ka dhënë fund procedurave kundër ish presidentit katalanas Carles Puigdemont, pasi Spanja tërhoqi fletarrestimin evropian, duke e lënë të lirë liderin të largohet nga vendi.

Gjykata shtetërore në Schleswig anuloi mandatin gjerman për të vënë Puigdemontin në qendër para-ekstradimi që u lëshua pas arrestimit të tij në mars të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.

Puigdemont është liruar me kusht për të shumtën e kohës që nga atëherë, por duhej të raportonte rregullisht tek policia gjermane dhe nuk i lejohej largimi pa lejen e prokurorëve.

Politikani katalanas u largua nga Spanja pasi luajti një rol kyç në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së tetorit të vitit të kaluar nga parlamenti i udhëhequr nga separatistët e Katalonjës.

Ai u arrestua vetëm në jug të kufirit të Gjermanisë me Danimarkën ndërsa udhëtonte me makinë nga Finlanda në Belgjikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme