Në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregulla të reja lidhur me vizat për punëtorët e kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Këto rregulla e lejojnë mundësojnë kërkimin një pune për një vit, nëse plotësohen kriteret e caktuara.
Një element tjetër i vendimit që hyn sot në fuqi është zgjerimi i rregullores për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ministria e Brendshme Gjermane. Sipas këtyre rregullave, punëtorët nga Shqipëria Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia mund të shkojnë në Gjermani për një kohë ta pacaktuar shumë herë më lehtë. Numri i shtetasve që do të kenë një mundësi të tillë është deri në 50,000 personash çdo vit, që është dyfishi i numrit aktual.
Rregullat e reja, për kërkimin e punës, aplikohen për ata që kanë të paktën dy vjet përvojë pune ose diplomë universitare. Gjithashtu, është e nevojshme njohja e gjuhës gjermane ose angleze.
Aplikanti mund të hyjë në Gjermani dhe të kërkojë punë për një vit, duke e bërë kështu që të mos jetë më e nevojshme të paraqesë një kontrate me një kompani gjermane para se të lejohet hyrja në Gjermani për të punuar.
Siç është njoftuar, rregullat e reja janë vendosur me qëllim për të reduktuar burokracinë dhe për të shkurtuar procedurat, pasi Gjermania ka qëllim të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...