Gjermania ka forcuar masat e sigurisë në tregjet e Krishtlindjes në të gjithë vendin, një vit pas sulmit vdekjeprurës me kamion në Berlin, kur mbetën të vdekur 12 persona.
Anis Amri, një azilkërkues i dështuar tunizian me lidhje islamike, rrëmbeu një kamion më 19 dhjetor, e vrau shoferin dhe më pas u fut në tregun e mbushur me njerëz, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Rreth 2,600 tregje të Krishtlindjeve janë rihapur në fund të nëntorit me staf të shtuar të sigurisë.
Merkel këtë javë ka bërë një vizitë të papritur në vendin e sulmit, ku është vendosur një memorial i përhershëm për viktimat që pritet të zbulohet gjatë kësaj jave.
Të hënën ajo pritet të takohet me familjarët e viktimave, shumë prej të cilëve thonë se janë shpërfillur nga qeveria pas sulmit./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend