Gjermania fillon vaksinimin kundër COVID-19

18:24 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Përgatitijet për vaksinimin kundër koronavirusit në Gjermani janë zhvillim e sipër, me ekipet e para lëvizëse të vaksinimit të planifikuar të vendosen për të vaksinuar kryesisht në shtëpitë e të moshuarve dhe spitaleve të dielën.

Doza e parë e vaksinës ka arritur në të gjitha shtetet gjermane të shtunën në mëngjes, transmeton arbresh.info

Bavaria ka pranuar 9,750 doza të vaksinës, ka thënë shtypi gjerman DPA.

Sipas një sondazhi të fundit, rreth 2/3 e gjermanëve duan të vaksinohen kundër koronavirusit, kurse 19% e njerëzve janë kundër vaksinimit, 16% nuk kanë vendosur ende./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme