Në Gjermani ka festë të madhe për lindjen e dy binjakëve të veçantë: ata janë dy këlyshë gjigantë panda nga Kopshti Zoologjik i Berlinit, të parët të lindur në këtë vend.
Nëna e tyre, Meng Meng, është një nga “ambasadorët specialë” të dërguar nga Kina.
Këlyshët e lindur jashtë vendit zakonisht largohen për në Lindje pas tre ose katër vitesh.
Për momentin Meng Meng dhe binjakët e tij nuk do të jenë të aksesueshëm për publikun.
“Ata janë mirë,” thotë drejtori i kopshtit zoologjik të Berlinit Andreas Knieriem.
Lindja e një këlyshi panda konsiderohet gjithmonë një ngjarje e jashtëzakonshme , sepse specia është e rrallë dhe në rrezik zhdukjeje.
Të dy pandat kanë lindur brenda një ore të shtunën e 31 Gushtit, pas 147 ditëve të shtatzënisë, dhe peshojnë përkatësisht 186 dhe 136 gram. Gjinia e tyre nuk është përcaktuar ende .
Mamaja Meng Meng dhe babai Jiao Qing kanë qenë mysafirë në kryeqytetin gjerman që nga qershori i vitit 2017.
Çifti u prezantua për publikun nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping .
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...