Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka kritikuar rolin e Ivanka Trump si këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë, duke e përshkruar atë si ‘nepotizëm’.
“Për mua kjo mbetet një gjë e çuditshme, për shembull, vizita e Ivanka Trump në Gjermani u cilësua si ngjarje botërore, ndërkohë përzierja e politikës më familjen dhe biznesin nuk na kujton asgjë tjetër, pos nepotizimin”, ka thënë ai, transmeton portali arbresh.info.
“Gjithnjë më shqetëson kur anëtarër e një familje, të cilën nuk janë zgjedhur nga populli, trajtohen si përfaqësues të shtetit zyrtar dhe trajtohen si të ishin familje mbretërore”, tha ai për gazetën gjermane Funke.
Ivanka Trump, ish-modele, ka punuar për një kohë në kompaninë e babait të saj. Ajo është akuzuar edhe në Shtetet e Bashkuara për nepotizëm./Arbresh.info
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit