Google ADS

Gjermania e gatshme për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

23:40 | 5 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania është e gatshme të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë individët.

Ajo gjithashtu deklaroi se është një detyrë diplomatike të mbash të hapura kanalet e komunikimit me atë vend, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Në një konferencë për shtyp me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Merkel tha Gjermania aktualisht po mban pozicionin e saj në favor të tubacionit të gazit Nord Stream 2, i cili kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës.

“Lidhur me ngjarjet në Rusi, ne tashmë kemi thënë që rezervojmë të drejtën për të vazhduar me sanksione, veçanërisht për individët,” tha kancelarja gjermane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme