Gjermania e Austria u kërkojnë qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Ukrainës

16:49 | 19 Shkurt 2022
S D

Gjermania dhe Austria u kanë kërkuar shtetasve të tyre që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, dhe që të largohen menjëherë nëse gjenden në atë shtet.

“Qytetarëve gjermanë u kërkohet të largohen nga vendi tani”, thuhet në një njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

E tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar të rriten përballë pranisë dhe lëvizjes masive të njësive ushtarake ruse pranë kufijve të Ukrainës. Një konfrontim ushtarak është i mundur në çdo kohë, raporton cnn.

Ministria e Jashtme Austriake lëshoi një komunikatë duke paralajmëruar se “veprimet luftarake” mund të jenë një kërcënim fatal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme