Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionuara në Gjermani, është arrestuar nën dyshimet se kishte ofruar që të japë informacione për ta te Kina, thanë prokurorët gjermanë më 7 nëntor.
Sipas prokurorëve, personi i arrestuar, i identifikuar vetëm si Martin D., po mbahet “nën dyshime për shprehjen e vullnetit për të ndërmarrë aktivitete të inteligjencës për një shërbim të huaj të inteligjencës”. Prokurorët shtuan se ai kishte “kontaktuar zyrtarë kinezë më 2024 dhe kishte ofruar që t’u jepte informacione të ndjeshme lidhur me ushtrinë amerikane”.
Prokurorët gjermanë thanë se ai është arrestuar në Frankfurt të enjten dhe banesa e tij është kontrolluar.
Sipas tyre, ai kishte punuar për forcat amerikane “deri kohëve të fundit” dhe kishte ofruar t’i japë Kinës “informacione që ai kishte falë punës së tij për forcat amerikane”.
Hetimi është kryer “në koordinim të ngushtë” me inteligjencën gjermane, thanë prokurorët.
Muajin e kaluar, Gjermania tha se kishte forcuar kontrollin për stafin në zona të ndjeshme të Qeverisë dhe bizneseve, pas rritjes së frikës për spiunazh, raporton REL
Në Gjermani ka rritje të rasteve të dyshuara të spiunazhit të lidhura me Rusinë, që kur ka nisur lufta në Ukrainë, por edhe raste për spiunazh për Kinën.
Rasti i profilit më të lartë të spiunazhit të dyshuar për Kinën përfshin një ndihmës të një anëtari të Parlamentin Evropian të ekstremit të djathtë. Ai ishte arrestuar në prill nën dyshimet se kishte spiunuar për Pekinin.
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...