Qeveria gjermane ka deklaruar vazhdimisht që beson se çështja e dëmshpërblimit të Polonisë është zgjidhur formalisht e politikisht.
Por udhëheqësi i partisë qeverisëse polake Jaroslaw Kaczynski ka deklaruar se polakët ndryshuan tërësisht sensin e Luftës së Dytë Botërore, ku, siç kujton ai, ata ishin të parët që i rezistuan Hitlerit dhe se rezistenca u ngrit deri në vitin 1945, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një çështje polake-gjermane, dua të them se ishte Gjermania ajo që pushtoi Poloninë, duke vrarë miliona njerëz, shkatërruar të mirat materiale dhe ne duhet të kompensohemi për këtë”, tha Kaczynski në një intervistë.
Anëtar të partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) vazhdimisht kanë pretenduar që Varshava ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim jo vetëm nga Berlini, por edhe nga Moska, në bazë të Traktatit të 1921 të Rigës midis Polonisë dhe Rusisë Sovjetike.
Në 2017, kryeministri polak Beata Szydlo tha se Polonia kishte të drejtën të kërkonte kompensim nga Gjermania për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjermania pushtoi Poloninë më 1 shtator 1939, ku sulmuan radiostacionin gjerman Sender Gleiwitz duke shënuar fillimin e luftës. Gjermanisë iu deshën pak më shumë se një muaj për të pushtuar Poloninë, e cila u çlirua nga trupat sovjetike vetëm në vitin 1945./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola