Google ADS

Gjermania duhet të reduktojë konsumin e gazit më shumë se çdo shtet tjetër i BE

00:30 | 5 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Gjermanisë do t’i duhet të reduktojë konsumin e gazit natyror më shumë se çdo shtet tjetër anëtar i BE-së për të arritur objektivin për të kursyer 15% të sasisë së blerë deri më tani, sipas përllogarive nga Agjencia Gjermane, bazuar në të dhënat e Komisionit Evropian.

Berlini do të duhet të gjejë një mënyrë për të kursyer 10 miliardë metra kub gaz natyror nga fillimi i këtij muaji deri në mars 2023 për të përmbushur objektivin e Brukselit. Kjo është një sasi e barabartë me konsumin mesatar vjetor të 5 milionë familjeve katër anëtarëshe.

Për shkak të konsumit të lartë të gazit, ekonomisë më të madhe të Evropës i kërkohet të kursejë më shumë se çdo vend tjetër i BE-së, pasi do t’i duhet të kursejë pothuajse një të katërtën e totalit që duhet të ruhet në Kontinentin e Vjetër.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Hambeck ka siguruar se Gjermania është tashmë në rrugën e duhur për të ulur konsumin me 14 deri në 15% krahasuar me vitin 2021. Por javën e kaluar zoti Hambeck tha se Berlini po kërkonte të ulë konsumin me përqindje të kufirit minimal (15%) për të cilin është rënë dakord.

Presidenti i Konfederatës së Industrive Gjermane (BDI), Siegfried Rushburm, i ka bërë thirrje qeverisë të përshpejtojë masat shtrënguese dhe paralajmëroi se kompanitë që përpiqen të kalojnë nga gazi në naftë po përballen me pengesa dhe vonesa për shkak të burokracisë.

Sipas zotit Rushburm, do të nevojiten masa të tilla si zëvendësimi i termocentraleve me gaz me termocentrale me qymyr./dita/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme