Google ADS

Gjermania drejt mbylljes pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

12:50 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se “duhet të intervenojnë menjëherë” pas rritjes së numrit të rasteve.

“Do të doja të bëja lehtësim të masave. Por për shkak të blerjeve për Krishtilindje numri i kontakteve fizike është rritur,” tha Merkel për gazetarët, transmeton arbresh.info

Qeveria do të mbështes të gjitha kompanitë e dëmtuara nga koronavirusi me një shumë prej 11 miliardë euro për muaj. Bizneset që janë detyruar të mbyllen do të ndihmohen nga qeveria me 500 mijë euro për muaj.

Nga dita e mërkurë të gjitha lokalet esenciale si marketet, farmacitë dhe bankat do të mbeten të hapura. Shkollat do të mbyllen dhe punëtorët do të detyrohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu edhe shitjet e fishekzjarrëve do të ndalohen para Vitit të Ri si dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar do të duhet të kërkojnë test të COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme