Gjermania do të dëbojë azilkërkuesit e refuzuar me një numër rekord gjatë këtij viti, ka thënë koordinatori federal për refugjatë, Peter Altmaier.
Në një intervistë për Bild am Sonntag, ai ka theksuar se numri i të deportuarve të do të rritet gjatë këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
“Vitin e kaluar kemi deportuar më shumë se 80 mijë njerëz, por gjatë këtij viti numri i tyre do të rritet dukshëm”, tha ai.
“Ne planifikojmë që në mënyrë të shpejtë t’i dëbojmë këta njerëz dhe një veprim i tillë duhet bërë nëse duam të fitojmë besueshmërinë mbi sundimin e ligjit. Në veçanti, në mënyrë të shpejtë do të deportohen njerëzit që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë”, shtoi ai.
Altmaier tha se Gjermania dhe Tunizia kanë arritur marrëveshje që në mënyrë të përshpejtuar të dëbohen shtetasit tunizinë të cilëve u është mohuar azili.
Ai ka shtuar se janë duke u bërë përpjekje për të përmisuar procesin e dëbimit të marokienëve, afganëve dhe algjerianëve të cilët nuk kanë dokumente valide identifikuese./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...