Gjermania ka bërë të ditur planet e saj për të rritur fuqinë ushtarake me 5 mijë trupa, me 500 rezerva shtëse dhe me 1000 poste civile, me qëllim që të ketë një fuqi punëtore të përgjithshme prej 198,000 ushtarësh nga viti 2014.
Njoftimi është bërë nga Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, transmeton portali arbresh.info.
“Ushtria gjermane përballet me kërkesa si kurrë më parë”, tha ajo. “Në luftën kundër ISIS-it, tërrorizmit, stabilizimit në Mali, apo me praninë tonë të konsiderueshme në shtetet baltike”.
“Forcat e armatosura të Gjermanisë duhet të jenë në gjendje të rrisin obligimet e tyre”, ka shtuar ajo.
Këto plane pritet t’i kushtojnë Gjermanisë deri në 955 milionë euro deri në vitin 2024.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga anëtarët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e tyre.
Në janar, Gjermania ka dërguar një kontingjent prej 1,200 ushtarëve në bazën ushtarake Rukla në Lituani, 100km larg kufirit me Rusinë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...