Legalizimi i kanabisit mund t’i sjellë Gjermanisë të ardhura vjetore tatimore dhe kursime prej rreth 4.7 miliardë euro dhe të krijojë 27 mijë vende të reja pune, tregoi një sondazh të martën ndërsa politikanët përpiqen të bien dakord për rregullat për sektorin e ri.
Kancelari i mundshëm i ardhshëm, Olaf Scholz dhe socialdemokratët e tij të qendrës së majtë (SPD) po negociojnë një koalicion trepalësh me të Gjelbërit, ambientalistët dhe FPD-në liberale.
Negociatorët nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP janë ende duke përpunuar detajet e marrëveshjes së koalicionit, duke përfshirë rregullat sipas të cilave shitja dhe përdorimi i kanabisit rekreativ në ekonominë më të madhe të Evropës do të lejohet dhe rregullohet.
Një studim i Institutit për Konkurrencën (DICE) në Universitetin Heinrich Heine në Dusseldorf, i porositur nga Shoqata Gjermane e Kanabisit, zbuloi se legalizimi i kanabisit do të çonte në të ardhura shtesë tatimore prej 3.4 miliardë euro në vit.
Në të njëjtën kohë, ai mund të sjellë kursime prej 1.3 miliardë euro në vit për policinë dhe sistemin e drejtësisë dhe të krijojë dhjetëra mijëra vende pune në industri.
Legalizimi i kanabisit në Gjermani do të nxiste tregun evropian në rritje, i cili pritet të gjenerojë më shumë se tre miliardë euro në vit deri në vitin 2025, krahasuar me rreth 400 milionë euro këtë vit, sipas një raporti evropian të kanabisit nga firma analitike Prohibition Partners.
Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore ka qenë i ligjshëm në Gjermani që nga viti 2017.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez