Së fundmi drejtuesi i hekurudhës gjermane ka dhënë lajmin se po punohet për krijimin e një treni që fuqizohet nga hidrogjeni dhe përshkon rreth 563 km rrugë. Qëllimi kryesor është ndotja sa më pak e ambientit nga çlirimi i dioksidit të karbonit dhe pritet të zëvendësojë 1300 kg naftë të vjetërsuar
Testet do të nisin në 2024 dhe do të zgjasin për një vit. Ai do të jetë i pajisur me dy vagonë dhe do të kapë shpejtësinë e 160 kilometër në orë për vetëm 15 minuta. Emrin ja kanë vënë Mireo Plus H dhe pritet të përshkojë tre qytete, duke reduktuar kështu emetimin e 330 tonëve dioksid karboni në vit, shprehet kompania.
Miero Plus H do të fuqizohet nga bateritë dhe qelizat e karburantit do të konvertojnë hidrogjenin dhe oksigjenin në elektricitet. Treni dy vagonësh do të ketë një diapazon 600 kilometërsh, ku gjithashtu mendohet t’i shtohet një vagon i tretë për të kapur 1000 kilometërshin.
“Qoftë i fuqizuar nga elektriciteti i linjës ajrore apo nga hidrogjeni, kryesorja është që energjia vjen nga burime të ripërtëritshme. Ky vend duhet të jetë pionieri i transportit hekurudhor modern”, tha Ministri i transportit gjerman Windfried Hermann./tvklan.al/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030