Qeveria gjermane ka përgatitur një projektligj i cili u lejon autoriteteve të kontrollojnë telefonat dhe kompjuterët e azilkërkuesve nëse ata ngjallin dyshime për shtetësinë ose nëse kanë bërë ndonjë lëvizje të pa zakontë.
Sipas dokumentit, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë (BAMF), do të ketë leje ligjore për të kryer këto operacione tek azil kërkuesit e dyshimtë, transmeton arbresh.info.
Zyrtarët e BAMF kanë thënë se shumë persona kanë dokumente të rreme me shpresën se do t’u jepet azili më lehtë kurse disa nuk kanë dokumente fare.
Ministria e Brendshme, e cila ka hartuar draftin me Ministrinë e Drejtësisë, vlerëson se më shumë se 50 për qind e 280,000 aplikacioneve për azil që u bënë në vitin 2016 duhet të jenë shqyrtuar më nga afër.
Por kjo nuk ndodhi sepse zyrtarët nuk kishin leje të bënin një gjë të tillë. Kurse zyrtarët është dashur të konsultohen me ekspertë të gjuhës për të përcaktuar origjinën e vërtetë të aplikuesve./Arbresh.info
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...