Për herë të parë Gjermania do të furnizojë Ukrainën me dronë luftarak. Këta dronë komandohen nga një sistem i ri i inteligjencës artificiale, detaje të mëtejshme mbahen sekret.
Është një software, që i dallon këta dronë: Bashkë me një prodhues ukrainas firma gjermane e inteligjencës artificiale(IA) Helsing ka zhvilluar një dron të ri luftarak, që sipas informacioneve, mund të komandohet në mënyrë autonome drejt destinacionit. I programuar njëherë i ashtuquajturi dron kamikaz fluturon autonom në destinacion dhe e sulmon atë. Kur ai përplaset në destinacion shpërthen dhe shkatërrohet.
4000 copë të këtij droni luftarak të pajisur me IA të zhvilluar në Gjermani do të marrë tani qeveria në Kiev. Detajet teknike dhe vendi i saktë i prodhimit mbahen sekret nga të dyja palët për arsye sigurie. Deri tani nuk ekzistojnë fotografi të këtyre dronëve.
“Droni i shmanget sistemit elektronik të mbrojtjes”
Ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius bëri të njohura disa informacione të përgjithshme lidhur me këta dronë: “Këta dronë janë në gjendje që të depërtojnë 30 deri në 40 km në brendësi të vendit, ku mund të sulmojnë pozicione luftimesh, nyje logjistike e të tjera objekte.” Droni ka aftësinë që edhe “nëse atakohet nga sistemi i mbrojtjes elektronike të palës kundërshtare mund ta devijojë atë dhe të arrijë në destinacion”, shtoi Pistorius.
Shumica e dronëve komandohen me radio, e disa edhe me GPS. Me ndihmën e bllokuesve, të ashtuquajturit Jammer, ato mund të devijohen nga kursi dhe të rrëzohen. Dronët, që mund t’i bëjnë ballë mbrojtjes elektronike të kundërshtarit, kanë një përparësi të madhe strategjike.
Ministri i Mbrojtjes the, se ka parë disa prototipe para disa muajsh në Ukrainë dhe se është i bindur që këta dronë do të jenë “një aset vërtetë i rëndësishëm” për Ukrainën. Deri tani Gjermania në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën ka dërguar vetëm dronë zbulues. Kancelari Olaf Scholz i përmbahet qendrimit të tij për të mos dërguar raketat luftarake Taurus në Ukrainë, me të cilat ajo mund të luftojë edhe në territorin rus.
Dronët në vend të artilerisë
Dronët janë mjaft të pranishëm në fushëbetejë në Ukrainë. Si rusët edhe ukrainasit i përdorin ato në mënyrë të shumëfishtë. Rusia vazhdimisht sulmon me dronë edhe objektiva civile dhe infrastrukturën në Ukrainë. Forcave të armatosura ukraianse dronët u shërbejnë edhe si zëvendësim i artilerisë dhe municioneve që asaj i mungojnë. Ushtria ukrainase përdor dronët me çmim të leverdisshëm të telekomanduar, të cilët i pajis me lëndë shpërthyese dhe i nis drejt pozicioneve ruse.
Inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake
Helsing është një sipërmarrje me seli në Mynih, që është specializuar për zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorin e armatimeve. Që prej themelimit të saj në vitin 2021 kjo sipërmarrje ka marrë një sërë porosish nga industria e armatimeve. Ndër të tjera Helsing punon edhe për komandim elektronik lufte në avionët gjerman të tipit Eurofighter si dhe në infrastrutkurën e inteligjencës artificiale të “Future Combat Air System” (FCAS), avionit luftarak të së ardhmes./dw
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA