Gjermania do të bëjë pagesa shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit

21:22 | 15 Gusht 2019
Arbresh.info

Gjermania do të bëjë pagesa shtesë për të mbijetuarit e Holokaustit, njoftoi të enjten Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Qeveria gjermane sapo na informoi se ata do të japin një shtesë për mijëra të mbijetuar nga Holokausti: Qindra euro në muaj. Kjo është e rëndësishme. Këta njerëz e meritojnë atë. Unë falënderoj qeverinë gjermane”, tha Netanyahu, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/IsraeliPM/status/1161974834185875456

Netanyahu tha se paratë do të ishin shtesë në kuadër të fondeve të siguruara tashmë nga qeveria izraelite.

Ministria gjermane e financave i tha agjencisë së lajmeve DPA se më shumë se 5,000 njerëz do të merrnin pagesa shtesë.

Vlerësohet se 212,300 të mbijetuar nga Holokausti ende jetojnë në Izrael, sipas agjencisë së statistikave të vendit.

Rreth gjashtë milionë hebrenj u zhdukën në kampe përqendrimi naziste ose u vranë nga njësitë e komandos lëvizëse gjermane dhe sëmundja gjatë Luftës së Dytë Botërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme